Përshkrimi
Shitet e mobiluar kati 4, pa ashensor, aksesi shumë i lehtë sepse ka vetëm 1 shkallë për çdo kat. -Bruto 70.5 m2 . – Neto – 59 m2. Shitet apartament 1+1, i pozicionuar në katin e 4-t të një pallati të ri, në një nga zonat më të kërkuara të Durrësit, në Golem.(pas Hotel Epidam)
Apartamenti ka një organizim funksional dhe të mirëstrukturuar, i përbërë nga ambient ndenjeje, kuzhinë më vete, një dhomë gjumi dhe një tualet. Hapësirat janë të shfrytëzuara në mënyrë optimale, duke ofruar komoditet dhe prakticitet në përdorim.
Prona ofrohet e mobiluar, çka e bën një zgjedhje ideale si për banim, ashtu edhe për investim me potencial të lartë qiraje.
Zona karakterizohet nga kërkesë e lartë dhe zhvillim i vazhdueshëm, falë aksesit të lehtë me rrugët kryesore, afërsisë me Tiranën dhe pranisë së të gjitha faciliteteve të nevojshme.
Apartamenti disponon certifikatë pronësie.95.000€












